Haye kërkon rikthimin, por kundërshtarët e tij janë të frikshëm
May 8, 2017
0 comments
Share

Haye kërkon rikthimin, por kundërshtarët e tij janë të frikshëm

David Haye ka thënë se do të kthehet në ring në muajin dhjetor.

Ai kishte lënduar këmbën shumë në ndeshjen e zhvilluar në mars me Tony Bellew, ndërsa ishte operuar në tendinin e Akilit.

Ai tashmë pas operimit ka filluar ta marr vetën.

“Pas tetë javësh, kam larguar protezën e këmbës dhe po ndjehem mirë, ku u operova në tendinin e Akilit”.

“Çdo ditë po kam përmirësime dhe rehabilitimi po shkon në mënyrën më të mirë”.

“Kam një skuadër të fortë mjekësor dhe po ecën mirë pas luftës me Bellew”.

“Dua të kthehem në dhjetor. Kam besim që do të përmirësohem. Jam në formë shumë të mirë”.

Por për tu rikthyer ai, përballë mund të ketë katër prej boksierëve më të frikshëm të momentit si Anthony Joshua, Wladimir Klitschko, Tyson Fury ose Tony Bellew.

Rikthimi i tij, por edhe i Tyson Furyt po pritet me shumë kureshtje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *