Haye kërcënon Bellew para revanshit: Jam në formën më të mirë
October 19, 2017
0 comments
Share

Haye kërcënon Bellew para revanshit: Jam në formën më të mirë

David Haye, ish-kampion i botës në peshat e rënda, ka rënë dakord që më 17 dhjetor të duelojë sërish ndaj patriotit të tij Tony Bellew në “O2 Arena” të Londrës, në një sfidë revanshi për dy boksierët. Një përballje që do të përsëritet 9 muaj pas fitores me “KO teknik” që Bellew arriti në mars ndaj Haye, por që pati edhe dëmtimin në “Thembrën e Akilit”. Tashmë ai dëmtim i përket të shkuarës dhe 36-vjeçari Haye ka treguar sot se është në formë të shkëlqyer fizike, i rikuperuar 100% nga dëmtimi dhe gati për revanshin ndaj Bellew.

Bellew dhe Haye pas duelit te pare

Nuk kam asnjë presion, jam në formë optimale dhe jam i shëndetshëm. Nuk do të bëj asnjë çmenduri. Për sa kohë do të ngjitem në ring dhe do të jem në formën optimale, do të jap më të mirën”, tha Haye për “Sky Sports”. Boksieri britanik ka konfirmuar se objektivi i tij është një përballje me një tjetër patriotin e tij, kampionin aktual të peshave të rënda, Anthony Joshua, që do të duelojë ndaj Carlos Takam pas 10 ditësh. Haye është stërvitur me Takam, ndaj i jep disa këshilla Joshua: “Është boksier i fortë fizikisht, një tip i egër, ndaj duhet të ketë kujdes!”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *