“Haye ka nevojë të humbasë peshë për të mundur Bellew në revansh”
November 8, 2017
0 comments
Share

“Haye ka nevojë të humbasë peshë për të mundur Bellew në revansh”

David Haye ka nevojë të humbasë në peshë për të fituar duelin e dytë ndaj Tony Bellew. Ai duhet të jetë më i lehtë, të lëvizë më lirshëm në ring nëse dëshiron të fitojë revanshin”, ka qenë komenti i dhënë sot nga promotori i boksit David Coldwell. Sipas tij, dëmtimi në “Thembrën e Akilit” në sfidën e parë për Haye (ish-kampioni i botës u mund me KO teknik në raundin e 10-të nga Bellew, sfidë e zhvilluar në mars të këtij viti) erdhi edhe për shkak të mbipeshës që ai kishte, që ndikoi në ekuilibrin e tij në ring, duke mos qenë shumë në formë.

Haye ne tapet ne duelin e pare me Bellew

Coldwell beson se nëse Haye do të jetë më “elegant” do ta ketë më të lehtë revanshin: “Ai do të humbasë peshë dhe do ta fitojë revanshin, pasi edhe vetë haye e di që është shumë i avashtë në ring. Në përballjen e parë, këmbët e tij nuk e përballuan dot peshën e një sfidë me 12 raunde dhe erdhi ai dëmtim. Ai kurrë më parë në karrierën e tij nuk kishte qenë kaq i rëndë sa në atë sfidë, ndaj ka nevojë urgjente të ulet në peshëNëse është më i lehtë, ka për të qenë më shpërthyer në ring”, u shpreh më tej Coldwell, mik i Haye.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *