Haye: I pavendosur për të ardhmen, mund të tërhiqem
May 8, 2018
0 comments
Share

Haye: I pavendosur për të ardhmen, mund të tërhiqem

David Haye ende nuk ka marrë një vendim se çfarë do të bëjë në të ardhmen, pas dy humbjeve që ka pësuar brenda një viti ndaj Tony Bellew, e fundit dy ditë më parë. Boksieri 37-vjeçar pat thënë kohë më parë se mund të largohet nga sporti në rast se humbet edhe sfidën e dytë ndaj Bellew, por ende nuk ka deklaruar se cila do të jetë e ardhmja e tij. I pyetur sot nga “Sky Sport” se çfarë do të bëjë nga dita e sotme. “Nuk e di. Nuk ndihem mirë pas kësaj humbje të dytë”, u shpreh boksieri britanik David Haye, i zhgënjyer pas humbjes me “KO teknik” në raundin e pestë ndaj Bellew.

Do të shoh edhe një herë duelin e fundit dhe të kuptoj saktësisht se çfarë nuk funksionoi, por më duhet të pranoj që Tony Bellew bëri një duel fantastik, heq kapelen para tij. Ndërsa unë nuk dhashë atë që shpresoja. Kjo është e gjitha”, u shpreh Haye, që duket se ka dëmtuar sërish këmbën edhe pas kësaj sfide. “ Jo, nuk ndjej dhimbje. Thjesht Tony ishte më në formë se mua. Ai bëri atë që ishte e nevojshme për ta fituar duelin. Tani do të bisedoj me stafin tim për të ardhmen, pasi ende nuk kemi vendosur për asgjë”, deklaroi më tej David Haye, tashmë 37 vjeç.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *