HAYE: DO TË LUFTOJ SËRISH PËR TITULL
April 2, 2017
0 comments
Share

HAYE: DO TË LUFTOJ SËRISH PËR TITULL

Boksieri britanik David Haye, përmes një video të postuar në rrjetet sociale, konfirmon se nuk ka për të hequr dorë nga ëndrra e tij, për t’u rikthyer kampion bote në peshat e rënda.

36-vjeçari shpreson që të rikthehet sërish në ring në gjysmën e dytë të këtij viti, pak muaj pas humbjes një javë më parë të përballjes me patriotin e tij Tony Bellew. Ajo sfidë e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës u ndal në raundin e 11-të, pasi Haye u dëmtua në “Thembrën e Akilit”, që e detyroi t’i nënshtrohej edhe një operacioni.

Boksieri britanik David Haye ne tapet pas humbjes me Bellew “Përshëndetje zonja dhe zotërinj. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e madhe që me këni dhënë, për mesazhet e shpresës. Ju garantoj se çdo mesazh i juaji është lexuar nga unë. Ju premtoj se do të kthehem në ring shumë shpejt. Kam pranë meje njerëzit më të mirë në botë, që po më mbështetin dhe ndihmojnë për t’u rikuperuar sa më shpejt dhe kështu do të ndodhë.

Ne të gjithë besojmë se do të jem gati për fundin e 2017-ës. Unë nuk heq dorë nga ëndrra ime për titullin dhe ju bashkë me mua, ndaj do ta provojmë sërish”, tha Haye.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *