Haxhi Krasniqi gati për duelin me Stanislav Kashtanov
May 21, 2018
0 comments
Share

Haxhi Krasniqi gati për duelin me Stanislav Kashtanov

Dueli për titullin më të lashtë të Evropës (EBU European Title) në kategorinë super të mesme ndaj ish-kampionit interim të botës Stanislav (Stas) Kashtanov! Robin Krasniqi është boksieri më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave, ndonëse ai nuk e ka të zhvilluar asnjë duel amator, arriti të ndërton një karrierë profesioniste si asnjë boksier shqiptar tjetër në historinë e boksit tonë! Nëse e vlerësojmë edhe karrierën amatore të boksierëve shqiptar, atëherë mund të themi që ka pasur disa boksier më të suksesshëm se Robin Krasniqi (siç janë Aziz Salihu, Luan Krasniqi etj), për shkak se të tjerët kanë zhvilluar duele e suksese amatore, ndërsa Robin Krasniqi jo!

Por cili është motivi i çdo boksieri amator ?

Cili është qëllimi i çdo boksieri amator ?

Cili është synimi i çdo boksieri amator ?

> Motivi, qëllimi dhe synimi i çdo boksieri amator është boksi profesionist, janë duelet e mëdha në boksin profesionist <

Pra duke i pasur parasysh të gjitha sukseset e Robin Krasniqit në boksin profesionist dhe duke e ditur rëndësinë e boksit profesionist (si disiplina më e lartë e sporteve luftarake) mund të thuhet lirisht se Robin Haxhi Krasniqi është boksieri më i suksesshëm shqiptar i të të gjitha kohrave!

Lufta e 2 Qershorit është ndër luftat më të rëndësishme të boksierit 31 vjeçar shqiptar i cili e në 52 duele i ka shënuar 47 fitore dhe i ka fituar 7 tituj evropian dhe internacional, duke luftuar 2 herë edhe për titullin e botës dhe duke u përballur shpesh herë me legjenda të mëdha të ringut.

Kundërshtari i radhës, rusi Stanislav Kashtanov në vitin 2013 është bërë Kampion WBA i Botës, përkohësisht, dhe në 38 duelet e tij profesionist, ka dalur 36 herë fitues nga ringu.

Tifozët shqiptar me 2 Qershor i pret një duel i madh, në WeeArena, Bad Tölz shumë afër Mynih-ut do të mblidhen mbi 6.000 shikues për të shijuar një luftë tjetër të madhe të Robin Krasniqit. (Albanianboxing)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *