Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi ka fituar titullin e kampionit të Evropës në EBU në meçin e sotëm ndaj kundërshtarit, Stanislav Kashtanov.
Raundet e para i kanë takuar Krasniqit, ndërsa rusi në raundet e fundit është munduar që të fitojë pikë, ku raundi i 9-të ishte më i vështiri për junikasin, por Robini i është revanshuar në raundin e 10-të, që ishte dueli më i mirë i tij.
Krasniqi është duke u përkrahur nga një numë ri madh i shqiptarëve.
Krasniqi boksoi në kategorinë e super të mesme në Wee Arena në Bad Tolz të Gjermanisë.
Boksieri nga Juniku, Haxhi Krasniqi ka 48 fitore nga 53 lufta, kurse Kashtanov ka 36 fitore në 39 meçe.
Krasniqi që bokson nën flamurin e Gjermanisë, është ngjitur në ring me këngën “Jemi një”, të Elvana Xhatës.