Haxhi Krasniqi: Është rasti im i fundit…
April 17, 2017
0 comments
Share

Haxhi Krasniqi: Është rasti im i fundit…

Boksieri i kategorisë super të mesme, Haxhi Krasniqi do të përballet në “Ditën X” më 22 prill në ‘Messe’ të Erfurtit, kundër ish-kampionit botëror në kategorinë super të mesme të WBO, Arthur Abraham. Kjo mund të rezultojë ndeshja e fundit e Abrahamit, nëse humbë kundër shqiptarit. “Ky është rasti i fundit për një kampion Bote” thotë Krasniqi rreth ndeshjes së pas pak ditëve. “Katër muajt e fundit kanë qenë shumë intensive dhe të rënda.

Në malet e Bayernit jam stërvitur më së shumti që mund të arrihet në këtë kohë. Kundër Abrahamit pres ndryshimin e roleve,” tha Krasniqi për mediat gjermane. Ndeshjet e 22 prillit mund të shikohen drejtpërsëdrejti në MDR në programin ‘Sport im Osten – Boxen live’ pas orës 22:30. Përveç Krasniqit – Abrahamit do të zhvillohen edhe ndeshje tjera të rëndësishme

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *