Hasani pritet të takohet me presidentin e KON-it
June 20, 2017
0 comments
Share

Hasani pritet të takohet me presidentin e KON-it

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka udhëtuar të hënën për në Bruksel të Belgjikës, ku do të mbahet Mbrëmja e Pestë Evropiane për Sport (EEOS2017), e organizuar nga Komiteti Olimpik Evropian në bashkëpunim me zyrën e Bashkimit Evropian. Hasani pritet të takohet edhe me drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe atij Evropian. Ai do të ketë takim me Thomas Bach, president i KON-it, pastaj presidentin e Komitetit Olimpik Evropian, Janez Kocijançiç, dhe mysafirë të tjerë. Ndër temat e ndryshme, i pari i KOK-ut, do të shqyrtojë obstruksionin e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe të cilat po e pengojnë hyrjen e sportistëve tanë në ngjarjet e organizuara.

Së fundi, Ukraina nuk u dha viza hyrëse boksierëve tanë, sikurse Moldavia tenistëve.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *