Hasani optimist se Shkodrani do ta mposht Abdullyev
Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë nga dueli i madh, ku do të ndeshen kikboksieri tani më i mirënjohur shqiptar, Shkodran Veseli me turkun e fuqishëm, Perviz Abdullyev, luftëtar që vjen nga Azerbajxhani dhe i cili rregullisht ndeshet edhe në “Glory”.
Trajneri i Veselit, Muharrem Hasani u shpreh i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve dhe ai beson në fitore të sigurt në Turqi. “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe Shkodrani mund të them lirisht se është në top formë dhe për këtë na kanë ndihmuar edhe shumë sparing partner nga vendi dhe jashtë saj. Ushtrimet i kemi më bë kryesisht në Zvicër në shkollën time “Muki Gym” ku kemi zhvilluar madje edhe 120 runda sparing. Unë si trajner i tij kam shumë besim në Shkodranin dhe besoi se do të fitoi me KO”, shprehet optimist Hasani, duke shtuar se kundërshtarin e njohin shumë mirë.
“Kundërshtarin e njohim shumë mirë sepse ai është kikbokser i njohur duke qenë kështu edhe kampion i botës ku edhe paraqitet në turne të fuqishme si ‘Glory’. Besoi se do të kemi shumë mbështetje nga shqiptarët që jetojnë në Turqi, andaj edhe apeloj deri tek fansat e Shkodranit të na mbështesin me zemër, kurse ne në fund do ti shpërblejmë me fitore”, tha për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Muharrem Hasani.