Hasani: Kam besim tek Shkodrani, duhet ta mposht Abdullyev
February 26, 2019
0 comments
Share

Hasani: Kam besim tek Shkodrani, duhet ta mposht Abdullyev

Kikboksierit të mirënjohur shqiptar, Shkodran Veseli, i është nderuar kundërshtari dhe ai me 13 prill në Stamboll nuk do të ndeshet me turkun Adem Bozkurt, mirëpo do kryqëzoj dorëzat me një sportist shumë më të fuqishëm,  Perviz Abdullyev, luftëtarë që vjen nga Azerbajxhani dhe i cili rregullisht ndeshet edhe në “Glory”.

Veseli po ndihet shumë mirë para këtij takimi super interesant sepse përgatitjet po i zhvillon nën përkujdesen e Muharrem Hasanit në klubin e tij “Muki Gym”.

Trajneri i tij, thotë se pret fitore të sigurt sepse Veseli është në top formë. “Turku që duheshe të ndeshet Shkodrani u tërhjek për arsye të panjohura, mirëpo ndoshta për në është më mirë sepse kundërshtari i ri është shumë më i fuqishëm që ndeshjet edhe në Glori dhe kjo na duhet neve, një duel  i tillë. Me Shkodranin po punojmë maksimalisht është në formë të mirë dhe besoj shumë në kualitetin e tij. Pres fitore”, tha Muharrem Hasani për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Ndryshe, kjo ndeshje do të zhvillohet më 13 Prill në “Ülker Sports Arena / Stamboll”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *