Hamza Zylali medalje të art, në Kampionatin zgjedhor në karate
September 2, 2019
0 comments
Share

Hamza Zylali medalje të art, në Kampionatin zgjedhor në karate

Ditën e shtunë (31.08.2019) në Shkup, u zhvillua kampionati zgjedhor në karate. Ky aktivitet kishte karakter përzgjedhës për kampionatin botëror në karate, i cili mbahet në fund të muajit Tetor, në Chile.
Klubi i Karatesë “Drini” u përfaqësua me katër sportistë në diciplinën kumite. Hamza Zylali (kadet +70kg), Loriana Ramo (juniore -59kg), Zana Xheladini (juniore +59kg) dhe Ilira Xheladini (U21/ -50kg).
Klubi jonë nga ky turne arriti të fitoj katë medalje, nga të cilat: nje ari, dy te argjenta dhe një të bronzit. Me medalje ari, u stolis Hamza Zylali, pas tre dueleve te fituara.
Me medalje të argjent u stolisën motrat Zana dhe Ilira Xheladini dhe me medalje të bronztë u stolis Loriana Ramo.
Duhet theksuar se të katër sportistët tanë, në këtë kampionat zgjedhor ishin në kategoritë e tyre të reja.
Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e tyre dhe me rezultatin. Tani të shohim se a do të jap, dritën e gjelbërt treneri i përfaqësueses, që sportisti jonë të jetë pjesëmarrës në kampionatin botëror në karate.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *