Haga, qyteti i radhës prej nga xhudistët tanë kërkojnë medalje
Një tjetër javë kur xhudistët tanë mund të na sjellin medalje. Këtë herë, Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në Grand Prixin, që mbahet në Hagë të Holandës, prej sot (e premte) deri të dielën.
Kosova do të përfaqësohet me Distria Kransiqin në kategorinë deri në 48 kilogramë, Loriana Kukan (-78 kg) dhe Akil Gjakovan (-73 kg).
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova do të pushojnë.
Gara e Grand Prixit në Hagë vlenë për pikë Olimpike dhe ky është një tjetër rast, që krahas medaljeve, xhudistët tanë të shtojnë pikë të reja në konton e tyre.
Sot garon Distria, të shtunën Akili, ndërsa të dielën Loriana. Kujtojmë që javën e kaluar nga Grand Prixi i Tashkentit në Uzbekistan, xhudistet tona u kthyen me tri medalje të arta dhe një të argjendtë.