Hadis e Festim Ademi zëvendësues të vëllezërve Klichko
April 15, 2017
0 comments
Share

Hadis e Festim Ademi zëvendësues të vëllezërve Klichko

Dy vëllezër me prejardhje nga Palqishti i Tetovës, por të lindur në Zvicër, Hadis e Festim Ademi po habisin ekspertët e këtij vendi me kualitet që po i tregojnë në këtë vend, madje ata nga tani po shikohen së zëvendësues të vëllezërve Klichko.

Me boks kanë filluar 8 vite më parë dhe ushtrojnë tek klubi i Nuri Seferit në Burgdorf. Hadisi 17 vjeqar deri tani ka 13 ndeshje kurse Festimi 11, kryesisht nga kampionati zviceran ku edhe janë Kampion.

“Boksi na ka interesuar shumë mua dhe vëllait tim dhe dëshirën më të madhe për të mare me këtë sport e kemi nga fakti se gjithnjë i shikonim në televizor ndeshjet e sidomos të vëllezërve Kliqko por edhe të Nuri e Sefer Seferit. Kështu gjithnjë jemi të motivuar në stërvitje dhe japim maksimumin dhe suksesi nuk po mungon pasi jemi bërë edhe kampion të Zvicrës”, thotë vllau i madh Hadisi, duke shtuar se mbështetjen më të madhe e ka nga vëllezërit Seferi por edhe nga familja.

“Trenerët tanë nuk lodhen asnjëherë duke na përgatitur dhe për këtë jemi shumë mirënjohës, ndërkohë që përkrahje kemi shumë edhe nga familja, ndër ta edhe gjyshi unë Veli Ademi që na përcjell kudo që paraqitemi”, thanë vëllezërit, ekskluzivisht për portalin për sporte luftarake, “Arena Ring”. Ndryshe, Veli Ademi është një adhurues i flaktë i boksit. “Ne do të japim maksimumin për të realizuar ëndrrat tonë si boksier profesionalistë dhe të vazhdojmë me vëllain tim dhe trajnerët synimin për të bërë kampion bote”, përfundojnë talentët e rinj.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *