Habib Vuqitërna pjesë e evenimentit humanitar ICF në Ferizaj
November 29, 2017
0 comments
Share

Habib Vuqitërna pjesë e evenimentit humanitar ICF në Ferizaj

Reprezentatuesi i Austrisë në boks, Habib Vuqiterna, është përgjigjur pozitivisht thirjes së organizatorëve të evenimentit humanitar sportiv që do të zhvillohet në Ferizaj më 29.12.2017, ku pritet të zhvillohen mbi 25 ndeshje nga sporte të ndryshme luftarake, ndër to edhe boksin. Vuçitërna tregon për ArenaRing se me dëshirë ka pranuar këtë ftesë kur ka dëgjuar se është event i madh, ndërkohë që ashtu do realizoi ëndërr për tu paraqitur në vendlindjen e vet ku mesiguri do të vijnë edhe shumë miq e familjar nga afër ta përcjellin.

“Falënderoi së pari promotorin e këtij eventi, Avdyl Salihu dhe organizatorin Mustaf Kicaj që më bene ftesë dhe kjo më bëni mua krenar që edhe unë do të jap diçka për vendin tim. Jam shumë i gëzuar ndërkohë që do boksoj para publikut shqiptar, e sidomos në një aktivitet të tillë humanitar. Kjo po më jep motiv dhe kurajo që të vazhdoj me intensitet të lartë të përgatitem pasi dua edhe të dal fitues”, tha Vuqitërna.

Ndryshe, ky djalosh në moshën 16 vjeqare filloi të miret me sport, por jo me boks, por me hendboll ku edhe mbrojti me sukses për dy vite me radhë ngjyrat e klubit të Rahovecit. Tani në kohën kur studionte në Prishtinë ka filluar edhe hapat e parë në boks tek trajneri Agim Tahiraj në KB Prishtina. Në vitin 2012 ai emigroi në Austri në Vjenë ku edhe ka vazhduar ushtrimet, njëherit tek një trajner shqiptar, Nusret Spahiu ku edhe kishte zhvilluar tre ndeshje ku pati po aq fitore. Mandej ai ndërron klubin dhe tani gjendet tek Box Club Anadollu me trajner Bayram Ertiken me të cilin ka realizuar 19 ndeshje me 16 fitore dhe tre humbje. Në kampionatin e këtij vendi ai arriti të bëhet nënkampion ne peshat e renda.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *