Granit Shala kalon në profesionalizëm, kontratë me menaxherin Agron Kurtishi
September 26, 2017
0 comments
Share

Granit Shala kalon në profesionalizëm, kontratë me menaxherin Agron Kurtishi

Edhe një boksier i talentuar ka vendosur të tregoj kualitet e tij në boksin profesionist, andaj Granit Shala për ta realizuar këtë ëndërr ka firmosur kontratë me menaxherin dhe trajnerin shqiptar Agron Kurtishi, në klubin e këtij të fundit, “Fight Power Academy” që gjendet në Mynhen.

“Shala ka një talent të madh dhe nëse i përkushtohet punës sime por edhe disiplinës besoj se do ketë suksese”, tha për “ArenaRing”, Kurtishi.

Ndryshe, Granit Shala është një boksier i peshës së rëndë dhe deri më tani në amatorizëm ka zhvilluar 70 meçe dhe ka qenë katër herë kampion i Gjermanisë për junior dhe një herë nënkampion për senior. 20 vjeçari debutimin e tij në profesionizëm pritet ta ketë më 25 nëntor në mbrëmjen e organizuar nga Kurtishi “Ring of Fire 8”.

Menaxheri  Kurtishi klubin e sporteve luftarake “Fight Power Academy” e ka hapur në vitin 2012, dhe ka nxjerrë disa kampionë kikboksi, si dhe në radhët e veta ka edhe boksierin e talentuar rumun James Chereji (23), që më herët ka fituar titullin e botës për të rinj në versionin WBC dhe në profesionalizëm ka 13 fitore nga po aq meçe, prej tyre shtatë me nokaut. Chereji, që bokson në kategorinë e lehtë, po ashtu do të boksoj më 25 nëntor, dhe meçi i tij do të jetë kryesori i mbrëmjes.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *