Golovkin ringjitet në çatinë e botës
October 7, 2019
0 comments
Share

Golovkin ringjitet në çatinë e botës

Gennady Golovkin ringjitet në çatinë e botës për peshat e mesme në boks në IBF. Boksieri kazak mposhti me pikë me vendim unanim të jurisë në tempullin e boksit, Madison Square Garden, ukrainasin Sergiy Derevyanchenko (114-113 pikët e Frank Lombardi, 115-112 të Eric Marlinski dhe Kevin Morgan).

Derevyanchenko i shemb në dysheme që në raundin e parë pas një të djathte të fortë të Golovkin. Mirëpo ukrainasi jo vetëm që arriti në ngrihej, por arriti të rezistonte pavarërisht plagës mbi syrin e majtë, e shkaktuar nga një përplasjeje e pavullnetshme kokë më kokë.

Beteja zgjati deri në raundin e fundit, me Derevyanchenko që tregoi se ishte ngjitur në ring për të hedhur poshtë parashikimet. Verdikti i gjyqtarëve kurorëzoi Golovkinin, që në moshë 37-vjeçare konfirmohet në majën e boksit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *