Golovkin humbet titullin kampion bote të kategorisë IBF
June 8, 2018
0 comments
Share

Golovkin humbet titullin kampion bote të kategorisë IBF

International Boxing Federation (IBF) ka vendosur t’i heqë titullin kampion bote të peshave të mesme të kësaj kategorie boksierit kazak Gennady Golovkin. Sipas IBF-së, Golovkin dështoi për të negociuar mbrojtjen e titullit e kësaj kategorie ndaj të mandatuarit nga kjo Federatë, Sergiy Derevyanchenko. Pas këtij vendimi pritet që IBF-ja të mandadojë dy boksierë për të fituar titullin kampion bote të peshës së kësaj peshe, ku përballë Derevyanchenko do të jetë Demetrius Andrade.

IBF-ja, që prej datës 22 gusht, i ka kërkuar “Triple G” që do negociojë marrëveshjen për një duel ndaj Sergiy Derevyanchenko, por duket se kazaku më së shumti është përqendruar te revanshi ndaj meksikanit Saul “Canlo” Alvarez, që mund të zhvillohet në shtator. “Pasi pritëm për një kohë të gjatë përgjigje nga Golovkin dhe respektuam të gjitha afatet, IBF-ja mori vendimin për t’i hequr titullin kampion bote boksierit Gennady Golovkin dhe do të përcaktojmë dy kandiatët për titullin kampion”, tha IBF-ja.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *