Golovkin: Do të rikthehem, do kërkoj sfidën e tretë me Canelo
September 18, 2018
0 comments
Share

Golovkin: Do të rikthehem, do kërkoj sfidën e tretë me Canelo

Kazaku Gennady Golovkin nuk e ka kapërdirë kollaj humbjen ndaj Saul “Canelo” Alvarez, disfata e parë në karrierë në ring, që i solli edhe humbjen e titujve kampionë bote në peshën e mesme. Meksikani fitoi me vendim jo-unanim të gjyqtarëve, një rezultat i diskutueshëm i gjyqtarëve, që ka sjellë pakënaqësi, pasi të gjithë prisnin fitoren e “Triple G” apo një tjetër barazim, ashtu si në përballjen e parë.

Golovkin u largua i mërzitur nga ringu, pa dhënë asnjë deklaratë, por sot, 48 orë pas duelit, ka folur për të ardhmen e tij: “Do të rikthehem. Sigurisht që do ta kërkoj dhe zhvilloj edhe një përballje të tretë me Canelo, do të negociojmë për një sfidë të tillë. Do të ishte në të mirën tonë dhe të këtij sporti që të zhvillojmë edhe këtë duel të tretë. Ndihëm i plagosur nga ky rezultat jo i drejtë”, tha Golovkin.

Duke folur për duelin e dytë, boksieri kazak tha: “Këtë herë nuk u largua nga sfida me mua në ring, siç bëri në përballjen e parë. Por kjo nuk do të thotë se ai e fitoi duelin. Rezultati nuk tregon se ai e fitoi ndeshjen me mua. Këtë herë ai kishte një strategji tjetër, por kjo nuk do të thotë se ai e meritoi fitoren. Canelo nuk bëri asgjë speciale, megjithatë e përgëzoj për fitoren”, u shpreh Golovkin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *