Golovkin dhe Alvarez kryejnë peshimet, sot sfida e madhe për titullin
September 16, 2017
0 comments
Share

Golovkin dhe Alvarez kryejnë peshimet, sot sfida e madhe për titullin

Në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit do të zhvillohet mbrëmjen e sotme ndeshja e madhe e peshave të mesme në boks mes kazakut Gennady Golovkin dhe meksikanit Saul “Canelo” Alvarez. Mëngjesin e sotëm, dy kampionët kanë kryer peshimet përkatëse dhe të dy kanë rezultuar me të njëjtën peshë, 160lbs (72.5kg), duke qenë në limitet e peshës së lejuar. Pasi kryen peshimet përkatëse, dy sportistët dolën për herë të fundit “ballë për ballë”, duke i lënë vendin tashmë sfidës së madhe.

Alvarez beson te fitorja ndaj Golovkin

Duke qenë se ka dueluar më shpesh në Las Vegas, boksieri meksikan kishte më shumë fansa në momentin e peshimit, që e mbështesnin gjatë gjithë kohës. Ai u ngjit i pari në skenë, qëndroi më gjatë dhe la disa minuta rivalin e tij kazak të priste para se të peshohej. Për Golovkin kjo është hera e parë që duelon në Las Vegas, teksa kryesisht ka dueluar në Nju Jork. Mediat amerikane raportojnë se gjatë peshimit kanë qenë 9,400 fansa që i kanë ndjekur nga afër dy kampionët e ringut.

Boksieret Alvarez dhe Golovkin

Gennady Golovkin është i pamposhtur në ring (37 fitore dhe asnjë humbje) dhe do të mbrojë titujt kampionë bote të peshës së mesme në kategoritë WBC, IBF dhe IBO. Rivali i tij, meksikani Alvarez, është një boksier i fortë, që ka vetëm një humbje në karrierën e tij si profesionist (e ka mundur Floyd Mayweather), ndërkohë që numëron 49 fitore dhe 1 barazim. Ndaj, kjo sfidë pritet me interes dhe konsiderohet si një nga përballjet më të mëdha të historisë së peshës së mesme në boks.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *