Golovkin: Canelo mashtrues, nuk ka kurajo të më shohë në fytyrë
June 20, 2018
0 comments
Share

Golovkin: Canelo mashtrues, nuk ka kurajo të më shohë në fytyrë

Polemikat që Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez kanë patur mes tyre pas anullimit të revanshit të planifikuar më 5 maj ka bërë që dy boksierët të mos kenë një marrëdhënie të mirë mes tyre. Aq sa organizatorët po mendojnë që të mos organizojnë një takim “ballë për ballë” mes tyre, siç ndodh zakonisht para dueleve të mëdha të boksit. Në këtë sfidë të dytë që boksierët do të zhvillojnë më 15 shtator në Las Vegas, kazaku Golovkin do të mbrojë titujt kampionë bote të peshës së mesme.

Canelo nuk ka kurajo as të më shohë në fytyrë për atë që ka bërë. Ai e di që unë jam një boksier korrekt, ndërsa ai jo. Le të shohim nëse këtë herë gjërat do të funksionojnë si herën e parë dhe të mos mashtrojë sërish”, tha Golovkin. Përballja e parë mes dy boksierëve e zhvilluar më 16 shtator të vitit të kaluar u mbyll në barazim, ndaj boksierët vendosën që të zhvillojnë revanshin, që u parashikua të organizohej më 5 maj. Ajo sfidë u anullua, pasi Canelo doli pozitiv me clebunterol dhe u pezullua 6 muaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *