Golovkin-Alvarez, palët bien dakord për revanshin më 5 maj
October 14, 2017
0 comments
Share

Golovkin-Alvarez, palët bien dakord për revanshin më 5 maj

Mungon ende zyrtarizimi, por gjasat janë që revanshi mes kazakut Gennady Golovkin dhe meksikanit Saul “Canelo” Alvarez të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm, ndërkohë që të boksierët kanë vendosur të shfrytëzojnë klauzolën për një përballje të dytë mes tyre në rast humbje. Në fakt, sfida e parë e zhvilluar më 16 shtator në Las Vegas u mbyll në barazim, një rezultat që nuk kënaqi palët edhe pse Golovkin mbrojti titujt kampionë bote në kategoritë IBF, IBO, WBA dhe WBC. Por për të ky ishte barazimi i parë në karrierë pas 38 fitoresh, ndërsa për Canelo ky ishte barazimi i dytë në karrierë, ku ka edhe 49 fitore e një humbje.

Alvarez dhe Golovkin gjate peshimeve

Gjithçka varet nga ata nëse duan të zhvillojnë revanshin. Unë jam gati. Ne duhet të negociojmë, por dhe stafi im jemi gati. Ne duam që revanshin ta zhvillojmë në maj. Unë nuk dua të zhvilloj asnjë sfidë tjetër veç revanshit”, u shpreh sot Canelo Alvarez, që kërkon ta zhvillojë ndeshjen më 5 maj, në ditën e “Cinco de Mayo”, një ditë feste kombëtare në vendlindjen e tij. Tashmë pritet edhe vendimi përfundimtar i Golovkin, që pat kërkuar që revanshi të zhvillohet më herët, që këtë vit. Kazaku ka kërkuar edhe nga organizatorët që të vendosin gjyqtarë më të aftë, pasi ka mbetur i pakënaqur nga pikët e dhëna nga gjyqtarët në përballjen e parë

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *