Golovkin-Alvarez mbyllet barazim, “Triple GGG” mbron titujt kampionë
September 17, 2017
0 comments
Share

Golovkin-Alvarez mbyllet barazim, “Triple GGG” mbron titujt kampionë

Boksieri kazak Gennady Golovkin ka mbrojtur titujt kampionë bote në peshën e mesme, pas barazimit në duelin e sotëm ndaj meksikanit Saul “Canelo” Alvarez, një përballje magjike me 12 raunde mes dy prej boksierëve më të mirë të kësaj peshe. Një nga gjyqtarët i dha fitoren Golovkin (115-113), njëri i dha fitoren Alvarez (118-110), ndërsa njëri nga gjyqtarët e dha rezultatin barazim (114-114). Për pasojë, asnjë fitues nga kjo përballje e madhe e peshave të mesme, por më i fituar është Golovkin, që mbron titujt kampionë edhe pse për të ky është barazimi i parë në karrierë pas 37 fitoresh. Për Alavarez ky është barazimi i dytë në karrierë, ku numëron edhe 49 fitore e 1 humbje. Boksierët konfirmuan menjëherë pas duelit revanshin.

Golovkin-Alvarez mbyllet barazim, “Triple GGG” mbron titujt kampionë

Nga dueli mes Golovkin dhe Alvarez

Përballja, e zhvilluar në stadiumin “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, ashtu sikurse edhe pritej, ka qenë e ekuilibruar në raundet e para, ku boksierët studionin taktikën e njëri-tjetrit dhe hera-herës lëshonin grushte të fortë, për të rrëmbyer pikët e nevojshme për t’i fituar ato. Në raundin e pestë sfida bëhet më interesante, me boksierët që nisin seriozisht të bëhen më kërcënues, duke kërkuar fitoren para raundit te 12-të. Ai që është më i saktë dhe këmbëngulës në ring është Golovkin, që nis të fitojë një e nga një raundet me pikë, duke marrë epërsinë e këtij dueli.

Nga dueli mes Golovkin dhe Alvarez

Edhe në raundet e mbetura është Golovkin ai që ka epërsi, e “gozhdon” më shpesh rivalin e tij meksikan te litarët e ringut, duke e patur vazhdimisht nën kontroll përballjen. Hera-herës Alvarez “zgjohet” dhe tenton të godasë kazakun, duke rikuperuar disavantazhin në raundet e fundit dhe rikthyer ekuilibrin në ring. Të dy boksierët në fund festuan fitoren pas mbylljes së raundit të 12-të, por gjyqtarët befasuan me vendimin e tyre, duke vendosur për barazimin, një rezultat që i shkon më së shumti për shtat Golovkin, që mbron titujt. Por, pas duelit, të dy boksierët konfirmuan se dëshirojnë revanshin, për të përcaktuar më të mirin e peshës së mesme.

Golovkin e Alvarez reagojne pas gongut te fundit

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *