Golovkin akuza Alvarez: Një frikacak dhe jo një luftëtar
June 26, 2018
0 comments
Share

Golovkin akuza Alvarez: Një frikacak dhe jo një luftëtar

Boksieri kazak Gennady Golovkin do të përballet sërish ndaj meksikanit Saul “canelo” Alvarez me 15 shtator, një revansh që vjen pas barazimit që solli sfida e parë mes dy boksierëve të peshës së mesme, zhvilluar një vit më parë. Edhe kjo përballje e dytë do të zhvillohet në stadiumin “T-Mobile Arena” të Las Vegasit. Golovkin, 38 fitore, asnjë humbje e 1 barazim në karrierën e tij, ka thumbuar sërish sot rivalin meksikan, duke e quajtur atë një frikacak.

Kur u ngjit në ring, ai vetëm largohej nga unë, i shmangej kontaktit. Vraponte dhe vetëm vraponte. Ai nuk ishte një luftëtar në ring, ashtu siç duhet të jenë boksierët. Canelo nuk është ashtu siç janë luftëtarët meksikanë. Nuk është një kampion i vërtetë”, tha Genady Golovkin, që këshillon meksikanin të ndryshojë në sfidën e dytë. “Do të jetë një përballje e vërtetë. Nëse do të provojë të përsëritë të njëjtën taktikë këtë herë do ta godas”, tha Golovkin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *