Godet ashpër trajneri i Majlinda Kelmendit, boll më mashtrime
August 14, 2017
0 comments
Share

Godet ashpër trajneri i Majlinda Kelmendit, boll më mashtrime

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, nuk ka mundur të duroj më.  Kuka apo trajneri i kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendit, godet ashpër disa që po mashtrojnë opinionin sportiv. “Lajthitja e opinionit me suksese të rrejshme si trend i njohur pas luftës i ka shkaktuar dëm të madh sportit e sidomos sportistëve, kjo shpesh e përcjellur edhe nga gazetar sportiv e media të ndryshme! Ky trend është përkrah edhe nga federata të ndryshme por kjo është ndal në nivel të federatave pas pranimit edhe pse tendenca ka ende! Sportet luftarake sidomos kanë pri në këtë drejtim me rezultate e ‘Kampionat Botëror’ besoj që po i shihni thonjëzat por kjo tash është ma pak e pranishme!

Tani niveli i mashtrimit të opinionit ka zbrit në klube e individ e këto ndonjëherë po i përkrahin edhe disa gazetar që pa verifikuar nivelin e garës, numrin e garuesve e nivelin e garuesve trumbetojnë këto lajme si të arritura kulminante! Ky sindrom ka prekur edhe sportin tonë të xhudos në nivel klubesh e individësh! Janë për çdo lavdatë pjesa e madhe e mediave dhe gazetarëve që po përcjellin nivelin para se të japin lajme sepse opinioni ka nevojë për lajme korrekte e jo mashtrime! Kosova i ka heronjtë e Sportit prandaj s’kemi nevojë për asnjë improvizim ose heronj të rrejshëm! Sportet Kolektive janë më pak të prekura nga këto lajthitje edhe pse ka pas tentime nga media të caktuara që garat e shteteve me nivel të ultë të paraqitet si Kampionat Botëror e po ashtu edhe mbivlerësimi i ligave pa nivel në nivel klubesh!”, ka thënë Kuka.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *