Gjyqtari i përgjigjet Dana White, pas akuzave të presidentit të UFC-së
February 7, 2018
0 comments
Share

Gjyqtari i përgjigjet Dana White, pas akuzave të presidentit të UFC-së

Gjyqtari i dueleve të arteve marciale mikse Mario Yamasaki, që dy ditë më parë përfundoi në qendër të kritikave nga presidenti i UFC-së, Dana White, për vendimet e tij të dyshimta në sfidën kryesore të UFC Night Fight 125 të zhvilluar në Belem të Brazilit, ka replikuar sot me një komunikatë zyrtare. Yamasaki u kritikua për faktin se duhej ta kishte ndalur më herët duelin e fituar nga Valentina Shevchenko, që mundi me “sumbision” Priscila Cachoeira. Por statistikat e duelit, që u mbyll në raundin e dytë, treguan se Shevchenko e goditi 230 herë rivalen braziliane, që nga ana e saj e gjuajti vetëm 3 herë fituesen.

Gjyqtari i dueleve të arteve marciale mikse Mario Yamasaki

Në raundin e dytë e paralajmëriva Cachoeira që të vazhdonte të lëvizte në kafaz, në të kundërt do ta ndalja sfidën. Sa hera që doja ta ndalja ndeshjen, e paralajmëroja dhe ajo niste të lëvizte për t’iu larguar grushteve të rivales. Për fat të keq, nuk jam në gjendje të kontrolloj numrin e goditjeve të dhëna nga një sportiste në kafaz, që tenton të fitojë. Kush duelon përbnallet me sakrifica dhe dedikim për të qenë brenda në kafaz. MMA është një sport me kontakt fizik dhe asnjë sportisti nuk i pëlqen të ndalet sfida, pa patur një herë mundësinë për ta fituar atë”, tha gjyqtari Mario Yamasaki.

Sportistja braziliane Priscila Cachoeira ka pesuar demtime te renda nga dueli

Më tej, gjyqtari brazilian shton: “Duhej ta kisha ndalur duelin në momentin e dytë kur dy sportistet u kapën mes tyre, ose kur Shevchenko ishte sipër rivales, por rivalja e saj lëvizte gjithnjë. E pranoj edhe se mund ta kisha ndalur sfidën kur Shevchenko e hodhi poshtë herën e parë me një kapje pas qafe, por e ndala pak sekonda më vonë. Për sa i përket opinionit të ët tjerëve, gjithsecili është i lirë të thiotë atë që dëshiron”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *