
Gjyqtari hero i shpëtoi jetën
Një goditje e fuqishme më bërryl e So Sovanrathana hodhi KO Neymar Paeminburee në një ndeshje Muay Thai të zhvilluar në Bangkok (Tajlandë).
Gjyqtari Sittachi Ineiad, i cili e kuptoi shumë shpejt se Neymar (mbante emrin e sulmuesit të famshëm brazilian) kishte humbur ndjenjat dhe mund të dëmtohej edhe më shumë gjatë përplasjes me dyshemenë e ringut.
Ai e kapi luftëtarin në ajër me një zgjatje të dorës, duke amortizuar përplasjen dhe shmangur një dëm më të rëndë.
Një rast interesant.