Gjocaj pret edhe një fitore të boksierit të tij
Ish boksieri i mirënjohur i gjeneratës së artë të Prishtinës, Muharrem Gjocaj, ndryshe promotor si dhe menaxher i boksierit të talentuar Edmond Zefi ka shpalosur fjalë miradije për boksierin e tij në prag të ndeshjes së tij të tetë në boksin profesionist. Cekim se Zefi ndeshjen e tij te ardhshme do ta zhvilloj me 27 shkurt ne Çeki kundër hungarezit Fiko Oskar i cili ka rekord prej 27.24.0.
“Talenti i ri Edmond Zefi nuk ka të ndalur. Pas meçit që u mbajt në Pejë vitin qe lamë pas ku mori titullin e internacional UBF Edmondi do të përballet sërish me 27 shkurt të vitit 2021 kundër boksierit Fiko Oszkar nga Hungaria, meç i cili do të zhvillohet në Çeki. Edmondi është në përgatitje maksimale që të përballet me kundërshtarin e tij ku besoj që edhe kësaj radhe Edmondi do të na tregoj një meç ashtu si ai na prezanton çdoherë edhe pse kundërshtari hungarez është një boksier me përvojë të madhe. Ne i urojmë Edmondit që sukseset e tij mos të ndalen asnjëherë sepse një talent i tillë meriton që të arrij majet e suksesit”, tha Gjocaj.