Gjocaj premton galla mbrëmje të madhe në VILLA MIAMI GLATTBRUGG
September 27, 2019
0 comments
Share

Gjocaj premton galla mbrëmje të madhe në VILLA MIAMI GLATTBRUGG

Me 5 tetor ne Glattbrugg te Cyrihut, boksieri i njohur shqiptar i cili me prejardhje është nga Kosova por që jeton dhe ushtron në Zvicër, Labinot Xhoxhaj, do të përballet me boksierin serb, Predrag Jevtic, ndërkohë që boksieri tjetër që jeton dhe ushtron në Çeki, Edmond Zefi do të ndeshet me serbin Marko Petrovic.

Menaxheri shqiptar, Muharrem Gjocaj premton se në Glattburg do të zhvillohet një galla mbrëmje e madhe andaj fton simpatizuesit që të vijnë sa më shumë në palestër pasi kanë nevojë për mbështetje.

“Do te kemi një Gala Mbrëmje ku do te jetë e ftuar edhe Kombëtarja e Kosovës. Me një ftes të veçantë që i kemi bërë Federatës së Boksit te Kosovës, do të kemi meçe amatore dhe profesioniste ku i pranishëm në këtë mbrëmje do te jetë edhe bokseri,  Edmond Zefi nga Çekia. Këtë mbrëmje do ta përmbyll,  LABINOT XHOXHAJ ku do te boksojë kundër serbit,  PREDRAG JEVTIÇ. Kemi nderin dhe kënaqeshin që të ju ftojmë në këtë gala mbrëmje ku do te kemi Kombëtaren e Kosovës ne duel me Kombëtaren Zvicerane,ku do të zhvillojnë meçet miqësore në boksin amatorë. Ju mirëpresim më 05.10.2019 në VILLA MIAMI GLATTBRUGG SCHAFFHAUSENSTRASSE 126 – 8152 GLATTBRUGG”, tha Gjocaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *