Gjocaj paralajmëron spektakël më 18 maj në Bellinzona
Klubi i boksit “RIAZZINO” më 18 maj në Bellinzona të Zvicrës do të organizon një spektakël të boksit amator dhe atij profesional. Menaxheri dhe promotori shqiptar Muharem Gjocaj i cili njihet si një punëtor i palodhur na njoftoi se do të zhvillohen 12 ndeshje amatore dhe 3 profesionale.
“Do jetë një gala mbrëmje e nivelit të lartë ku do kemi 12 ndeshje ne amator dhe 3 pro. Tek përballjet profesionale ne ring do të ngjiten Labinot Xhoxhaj ku do të kryqëzoj dorëzat ndaj italianit, Flavio Murri. Seid Dzemaili do ndeshet me boshnjakun Mirnez Denadic, kurse Marius Antonietti ndaj bullgarit Daniel Rashdan. Dua të ceki se tek ndeshjet amatore do të ndeshen edhe dy nipat e Luan Krasniqit, Ardiani dhe Ariaiti ku presim që edhe këta të dy djem të talentuar që të na bëjn që të ndihemi krenar”, tha Gjocaj, duke shtuar se Ramadan Millaku trajneri i dy boksierëve Xhoxhaj dhe Dzemaili është i angazhuar në maximum që të dy bokserat e tij të jenë të përgatitur fizikisht që të na tregojnë edhe njëherë rezultate të shkëlqyera si në gjitha meçet e deritanishme.
“Ju ftoj të gjithë adhuruesit e sportit që të vinë në përkrahje të këtyre sportisteve, mbrëmja do te mbahet me datën :18.05.2019 dhe fillon ne ora 17:00 në PALESTRE COMUNALI LE SEMIN VIA MAESTRI COMACINI BELLINZONA”.
Per info :
+41 79 798 78 44
Maestro Laus Gjovani
+41 78 919 39 08
Me rrespekt M.Gjocaj