Gjocaj: Ejani ti mbështesim Labinotin e Seidin drejt fitoreve
February 21, 2019
0 comments
Share

Gjocaj: Ejani ti mbështesim Labinotin e Seidin drejt fitoreve

Të  shtunën në “Villa Miami” në Glattbrugg afër Cyrihut do të zhvillohet një spektakël i boksit amator por edhe profesionist ku në ring do të paraqiten emëra të mëdhenj, ku ndër ta do luftojnë për fitore të reja Labinot Xhoxhaj dhe Seid Dzemaili.

Ky i fundit do ndeshet më Bullgarin shumë të papërshtatshëm, Abdullah Arabie, kurse Xhoxhaj do ndeshet me boshnjakun Mirza Mrkonjic. Kështu, menaxheri i boksierëve shqiptar, Muharrem Gjocaj, fton publikun shqiptar sa më shumë të jenë në palestër për të mbështet sportistët shqiptar.

”Te shtunën ju presim në një mbramje madhështore të boksit ku në ring do paraqiten edhe dy sportistët tonë të dalluar Labinoti e Seidi. Ata kanë nevojë për përkrahjen e juaj sepse pranë vetës do kenë boksier kualitativ. Ejani e të festojmë në fund së bashku”, thotë Gjocaj për “ArenaRing”, i cili njihet si një njeri i cili i ka dhënë shumë boksit amator por edhe atij profesionist dhe kjo po vërehet edhe nga rezultatet që po i shënon me boksierët e tij që i menaxhon.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *