Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”
November 8, 2017
0 comments
Share

Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”

Drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Darko Kaevski si dhe përfaqësuesit e Federatës së boksit të Maqedonisë, ku është trajner i reprezentacionit, Faton Salihu, sot mbajtën konferencën për shtyp për turneun ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë” që do të zhvillohet në fundjavë në Shkup. Ata falënderuan mbështetësit e këtij evenimenti dhe u shprehen të gatshëm për fillimin e suksesshëm të kësaj gare.

Ndërkohe Faton Salihu tha se boksierët ndihen mirë dhe besojnë në suksese. “Boksëerët e reprezentacionit përgatitjet e fundit për këtë eveniment i kanë zhvilluar në Shtip ku kemi punuar si në aspektin teknik ashtu edhe taktik. Ata po ndihen mirë dhe besoj se do të paraqiten me sukses në ring”, deklaroi për ArenaRing, Salihu.

Ndryshe, bokserët që do marrin pjesë në Shkup janë: Jasin Lama, Lulzim Ismaili, Artan Aliu, Alim Nasufi, Almir Nurishov dhe Denis Muaremovski. Përveç Maqedonisë në turne do të marrin pjesë edhe shtetet si: Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bullgaria, BeH dhe Rumania.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *