
Gjashtë medalje për KK Fati nga Shqipëria
Në qytetin e Shqipërisë, Lushnjë, fundjavën që lamë pas u organizua turneu ndërkombëtar në karatesë “Lushnja Open 2018”.
Klubi i karatesë “Fati” mori pjesë me 6 garues, dhe ku të gjithë fituan medalje, prej tyre: katër të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Ja rezultatet:
Vendet e para:
Doan Osmani, senior, -75 kg.
Muhamed Selimi, 12 vjeç, -50 kg.
Aldina Abazi, 10 vjeçe, -30 kg.
Aldin Abazi, 8 vjeç, -35 kg.
Vendi i dytë:
Ilir Sejfuli, 12 vjeç, -55 kg.
Vendi i tretë:
Isa Elmazi, 8 vjeç, -30 kg.
Referi i këtij evenimenti të karatesë Lushnja Open 2018 ishte Bashkim Leka, i cili ndau drejtësinë me korrektësi, ndërsa trajner ishte Doan Osmani, ku ishte meritor për suksesin e madh të arritur në Shqipëri.