Giannis Fejzuallahu kundër serbit Antonio Zovak
December 13, 2018
0 comments
Share

Giannis Fejzuallahu kundër serbit Antonio Zovak

Giannis Fejzullahut i është nderuar kundërshtari pasi maqedonasi Borçe Ivanovski është lënduar në momentet e fundit dhe kështu kampioni shqiptar do të duhet tani të ballafaqohet me serbin, Antonio Zovak. Zovak është një luftëtar i cili para disa muajve u ndesh edhe për titull bote ndaj Burim Aliut në Kërçovë. Ky ballafaqim do të zhvillohet në 85kg.

Cekim se më 22 dhjetor në Tiranë do të zhvillohet një ndër evenimentet më të mëdha të sporteve luftarake që është organizuar në Shqipëri, kurse promotor do të jetë kampioni evropian, Adriatik Cami, i cili edhe vet do të ndeshet për dy tituj të botës në WKF kundër marokianit, Agoub Zerauali.

Sipas tij, priten të jenë mbi 12 duele me emra të njohur që do ndeshen në K1, MMA dhe boks profesional. Cekim se Giannis me prejardhje është nga Shqipëria por që karrierën e tij të shndritshme e ka krijuar në Greqi. Është një luftar shumë i fuqishëm por edhe atraktiv që gjithnjë në ring jep më të mirën, andaj përcjella e meçeve të tij janë shumë tërheqëse kështu që nuk duhet humbur këtë rast. Ndryshe, Giannis momentalisht ka 48 ndeshje ku prej tyre ka vetëm 2 humbje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *