Gezim Selmani kundër Borçe Ivanovskit për titull Evrope – SPF
November 7, 2017
0 comments
Share

Gezim Selmani kundër Borçe Ivanovskit për titull Evrope – SPF

Avdyl Salihu, promotori i evenimentit humanitar ICF që do të zhvillohet më 29.12.2017 e që organizator është ish kampioni i botës, Mustaf Kicaj, ka njoftuar se tani më është zyrtare ndeshja për titull SPF, ku do të ndeshen kosovari, Gezim Selmani kundër bullgaro – maqedonit,Borqe Ivanovski.

Ky i fundit është një luftëtar me përvojë i cili në karrierën e tij ka realizuar mbi 80 ndeshje amatore dhe 30 profesionale. Kështu që spektakli aspak nuk do të mungoj kur do të ndeshen këta dy kikbokser me përvojë. Cekim se Gezim Selmani me sport ka filluar në moshë të re dhe hapat e para i kishte marrë në Frankfurt tek Andi ku qëndroi 2 vite.

Më pas ai kalon tek legjenda e këtij sporti Mirdi Limani, kurse pas gjashtë viteve e bën edhe një transferim, por tani tek klubi i mirënjohur Steko ku edhe fitoi titullin Internacional 2012. Ndryshe, cekim se kosovari deri tani ka 24 ndeshje ku prej tyre 4 humbje dhe tre barazime (13kO). Ai ka zhvillu shumë ndeshje të fuqishëm me kundërshtar të fortë kurse shtetet që është paraqit më së shumti ishin Franca, Gjermania e Holanda. Ai në fund apelon që sa më shumë shikues që të vijnë në këtë spektakël sepse edhe ai ka nevojë për mbështetjen e tij, por edhe vet organizatorët.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *