Geta Beça sërish pjesë e kampionatit botëror për fitnes
August 1, 2017
0 comments
Share

Geta Beça sërish pjesë e kampionatit botëror për fitnes

Bodybuildierja Geta Beça na ka bërë të ndihemi krenar duke fituar vendin e parë në çdo garë që merr pjesë ajo, por si duket nuk po ndalet me kaq. Ajo pas verës do të zhvillojë edhe dy gara të rëndësishme për karrierën e saj.

Fituesja e medaljes së artë për titullin “Fitness Physique”, të cilin e mori vitin e kaluar në Budapest, Geta Beça në një intervistë për KosovaPress tha se në shtator dhe dhjetor të këtij viti do jetë pjesë e dy garave të radhës për kategorinë e fitnesit për femra.

Beça: Pjesëmarrëse në Arnold Clasic dhe Kampionatin Botëror

“Nuk shkoj nëse nuk jam një qind për qind komplet, do me thënë nuk kam qejf të dal e dyta apo e treta apo e shtata a 20’ta. Vjet do me thanë e kam marr çmimin e parë, edhe sivjet çmimin e parë, tani i kam edhe dy gara, do me thënë në këtë vit e kam në Arnold Clasic do me thënë më 22 shtator dhe në dhjetor është kampionati botëror”, tha ai.

Falë linjave të saj trupore Geta Beça ka arritur të shpallet Kampione e Evropës për Fitnes në muajin maj të këtij viti në Spanjë.

Beça: Në Spanjë ishte eksperiencë interesante

“Në Spanjë ka qenë një eksperiencë shumë emocionuese sepse aty kanë marrë pjesë 46 shtete të Evropës dhe ka qenë një sfidë shumë interesant sepse të gjitha shtetet kanë pas shumë kandidat të cilët kanë përfaqësuar shtetin e tyre, ndërsa Kosova ka qenë me tre kandidat, tre sportist do me thanë edhe kur kemi dal aty kam thanë që mundet me pas ndonjë parregullsi sepse si Federatë ka interes prej shteteve të cilët sjellin më shumë sportistë edhe t’u e ditë që Kosova është vend i vogël, edhe nuk e njeh Spanja, do me thënë kisha frikë shumë që mos t’ia dal në vendin, mos të shpërblehna me atë që meritoj por aty u pa që ishte korrektësi dhe fitova vendin e parë, jo që fitova vendin e parë por kam fituar me dabëll pikë ma mirë se vendi i dytë dhe i tretë“, tha ajo.

Përveç kësaj eksperience Geta për KosovaPress ka shpalosur edhe përvojën e saj në “World Fitnnes Day” i cili u mbajt në Gjermani.

Beça: Në Gjermani mori pjesë në “World Fitnes Day”

“Në Gjermani ka qenë një pjesë shumë rekreative ka qenë “World Fitnes Day”, atje do me thënë kemi qenë të ftume të gjitha trajneret e Kango Jumps që janë në gjithë botën edhe ka pas deri në 10 mijë, 15 mijë që kanë ardhur dhe kanë bo të njëjtën koreografi që e kena pas të obligueshme ne trajeret edhe ka qenë tepër mirë, tepër emocionuese sepse kena pas miting me krejt trajneret edhe i kena tregu eksperiencat tona, unë e kam një vit që e bojnë këtë sport, po për një vit kom mbrri me bo një sukses shumë të madh në Kosovë në Kango Jumps sepse më ka pëlqyer ky sport sepse tregon një pjesë rekreative edhe pse unë e kombinojë atë shumë me fitnes që trajneret tjera nuk e posedojnë në botë dhe të gjitha do me thënë me pysi si e bënë t’i sepse unë e boj 30 minuta kango 30 minuta kam  fitnes do me thënë është një program i imi që e bëjë me një ndryshim do me thënë me djeg kalori por edhe me ndërt u turpin, sepse t’i vetëm me djeg pjesën 60 minuta nuk duket bukur”, tha ajo.

Medaljet e fituara e motivojnë më tej Getën për të sfiduar edhe më shumë veten në gara edhe më të vështira siç është gara e organizuar nga trajneri amerikan, Daniel James.

Beça: Do të jem pjesë e garës së organizuar nga Daniel James

“Çmimin që e kam marrë më bënë që me vazhdu punu hala me sfidu veten në garat edhe më të vështira që tani tutje ka dhe vitin e ardhshëm do me thënë e kam një ftesë nga Daniel James i cili është  i cili është trajneri i famshëm në Amerikë dhe më ka ftuar atje  të marrë pjesë me 10 garueset botërore të sfidona atje”, shtoi me tej ajo.

Edhe numri i femrave që po përkujdesen për vijat e tyre trupore sipas Getës është rritur dukshëm krahasuar me vitet e kaluara dhe se fitnesin e saj e vizitojnë rreth 90% femra e vetëm 10% meshkuj.

Por krahas kësaj, Beça ka rekomanduar prindërit që të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre dhe t’i angazhojnë në aktivitete sportive sepse në këtë mënyrë arrihet deri tek një shoqëri e shëndosh.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *