Georges St-Pierre: Rikthehem në kafaz për t’i dhënë Khabib leksionin e parë
Ish-kampioni i botës në peshën “welter” dhe atë të mesme, Georges St-Pierre, ka deklaruar sot se është gati të rikthehet për herë të tretë në kafaz, këtë herë me misionin për t’i dhënë rusit Khabib Nurmagomedov humbjen e parë në kafaz. Sportisti kanadez nuk duelon që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur mundi Michael Bisping, mori titullin e peshës së mesme dhe më pas nuk u ngjit më në kafaz dhe ky titull doli vakant. Këtë gjë ai pat bërë edhe disa vite më parë me titullin e peshës “welter”, kur u tërhoq nga kafazi në vitin 2013.
Por duklet se një përballje me Khabib Nurmagomedov e tërheq shumë Gerorges St-Pierre, që është gati të rikthehet të duelojë edhe pse 37 vjeç. “Khabib 27-0? E kam thënë gjithnjë që më tërheqin shumë gjërat që kanë një kuptim, që bëhen për herë të parë. Dhe unë jam gati t’i shkaktoj Khabib humbjen e parë në kafaz. Kjo është një sfidë që më tërheq, që ka interes për mua dhe fansat. Unë nuk e di se çfarë planesh ka UFC-ja, Dana White dhe Khabib, por numrin tim të telefonit e kanë”, u shpreh St-Pierre gjatë një interviste televizive.