Gati sa nuk u rrahën, 25 truproje ndalin McGregorin për ta goditur Mayweatherin
July 16, 2017
0 comments
Share

Gati sa nuk u rrahën, 25 truproje ndalin McGregorin për ta goditur Mayweatherin

Një nga momentet më të tensionuara nga të gjitha konferencat për shtyp ishte përballja “sy më sy” e Floyd Mayweather dhe Conor McGregor në New York.

Pasi mori fjalën Mayweather, ai shkoi për ta provokuar McGregorin, e kjo nuk u prit mirë nga ky i fundit.

Irlandezi u ngrit për ta sulmuar boksierin amerikan me 49 fitore e asnjë humbje, por në atë moment u afruan 25 truproje nga ekipi i Mayëeather që e ndalën McGregorin nga një sulm fizik.

 

Më pas Mayweather mori flamurin irlandez sërish në krah ashtu sikurse në Toronto, por tash nuk u pengua askush, teksa në fund gjuajti edhe të holla në drejtim të McGregorit.

Dueli i madh mes boksierëve zhvillohet më 26 gusht në MGM Grand Arena në Las Vegas.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *