Gati marrëveshja, trilogjia McGregor-Diaz më 30 dhjetor, në Las Vegas
September 25, 2017
0 comments
Share

Gati marrëveshja, trilogjia McGregor-Diaz më 30 dhjetor, në Las Vegas

Conor McGregor dhe Nate Diaz janë gati të kompletojnë triologjinë, duke zhvilluar përballjen e tretë mes tyre më 30 dhjetor, në Las Vegas. Lajmin e kanë konfirmuar mediat amerikane, që thonë se dy sportistët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje, duke zgjedhur Las Vegasin si vendin ku do të përballen për herë të tretë mes tyre. Diaz ka fituar duelin e parë të zhvilluar në UFC-196 me “submission”, ndërsa McGregor u hakmorr në përballjen e dytë, në UFC-202, të fituar me vendim unanim të gjyqtarëve.

Nga dueli mes Conor McGregor dhe Nate Diaz

Pra, një sfidë e tretë për të përcaktuar më të mirin. Mësohet se miq e familjarë të dy sportistëve kanë prenotuar që tani hotelet në Las Vegas, për të parë nga afër këtë duel që do të zhvillohet në kafaz. Nate Diaz ka më shumë se një vit që nuk duelon në artet marciale mikse, që kur humbi përballjen e dytë me McGregor. Ndërsa irlandezi zhvilloi një muaj më parë sfidën e boksit ndaj Floyd Mayweather, që e humbi me “KO teknik” në raundin e 10-të.

Menaxheri i McGregor, Audie Attar tha: “Të gjithë e duan këtë triologji, ndaj le ta zhvillojmë atë”. Por janë të shumtë pretendentët që duan të përballen me irlandezin, që duket se fillimisht kërkon të heshtë fjalët e Diaz, armikut të tij më të fortë në kafaz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *