Gashi përgatitje me Azem Maksutaj për Fight Night
Kikbokseri me prejardhje nga Skenderaj por që vepron dhe jeton në Gjermani, Bardhyl Gashi me 23 shtator do të ngjitet në ring, kësaj radhe në evenimentin e organizuar në Zvicër, “Fight Night”, e në të cilën do të ndeshen edhe shumë luftëtar të njohshëm nga sporti i Kikboksit. Gashi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ka njoftuar se përgatitjet për këtë duel i ka zhvilluar në klubin e tij, Boxcenter Mannheim.
“Jam i përgatit maksimalisht për këtë eveniment të madh që do të zhvillohey në Zvicër, dhe të njëjtat i kam zhvilluar në Gjermani por kam pas disa stërvitje intensive edhe me Azem Maksutaj i cili më ka dhënë edhe disa këshilla që besoj do ti shfrytëzoj në karrierën time”, tha Gashi, i cili ende nuk është i njoftuar se kush do jetë kundërshtari i tij. “Nuk kam indo se kush është kundërshtari, por unë jam i përgatit si fizikisht ashtu edhe psikisht për ta mposhtur”, deklaroi kikoboksieri shqiptar i cili jeton momentalisht në Eberbach.