Gashi: Komuna e Pejës nuk ndau lokacion për ndërtimin e Qendrës së Xhudos
September 11, 2019
0 comments
Share

Gashi: Komuna e Pejës nuk ndau lokacion për ndërtimin e Qendrës së Xhudos

Ministri në detyrë i Sportit dhe kandidati për deputetë nga PDK-ja, Kujtim Gashi, ka akuzuar Komunën e Pejës që udhëhiqet nga LDK-ja se nuk ka ndarë parcelën për sallën e xhudos.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se si Ministri e Sportit janë detyruar të ri destinojnë fondet për shkak të mosgatishmërinë e Komunës së Pejës për të ndarë lokacion për sallën e xhudos.

“Vitin e kaluar kemi ndarë 500 mijë euro, këtë vit kemi ndarë 750 mijë euro por nuk është ndarë parcela”, tha ai.

Ministri në detyrë i Sportit thotë se për këtë çështje ka qenë dy herë në Pejë për këtë çështje por përgjigja e kryetarit Muhaxheri ka qenë “jemi afër, jemi gati”, por sipas tij lokacioni nuk është ndarë.

Zyrtari i PDK-së thotë se ka biseduar për këtë çështje edhe me Driton Kukën, për gjetjen e një lokacioni të ri alternativ, por sipas tij Toni nuk është i interesuar që salla e xhudos të ndërtohet jashtë Pejës.

“Një numër shumë i madh i sportistëve të xhudos janë nga Peja dhe Driton Kuka nuk dëshiron që salla të ndërtohet jashtë qytetit të Pejës”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *