Gashi i pakënaqur me referimin në Sarajevë
March 12, 2018
0 comments
Share

Gashi i pakënaqur me referimin në Sarajevë

Kampioni i Austrisë në boks, Marcel Rumpler Gashi, e ka zhvilluar edhe testin e fundit para kampionatit evropian në Rumani që fillon nga 22 marsi. Ai në garën e zhvilluar në fundjavë në Sarajevë ka arrit të shënoj një fitore dhe një humbje jo të merituar sepse ishte shumë më I mirë se kundërshtari i tij.

“Deri diku jam I kënaqur me atë që tregova në ring, por jam I dëshpëruar se isha më I mirë se kundërshtari im, por nuk mundësha të luftoj edhe më gjyqtarët që mendonin ndryshe. Sido që të jetë unë tani do të përqendrohem për kampionatin evropian që fillon shumë shpejt në Rumani dhe besoj atje të kem suksese”, tha Gashi për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *