
Gani Halili i sjell Kosoves medalje nga Stambolli
Ne Stamboll ka perfunduar Turneu nderkombetar ne mundje ,,Republic Cup”.
Gani Halili ne kete turne qe eshte ne kalendarin zyrtar te Federates Boterore te Mundjes (UWW) fitoj medalje te bronzte. Mundesi i yne ne gjysemfinale u eliminua nga nenkampioni Evropian Engin Cetin. Ndersa Armend Kuka u plasua ne vendin e peste dhe mbeti pa medalje. Trajneri kosovar, Raif Obrazhda eshte i kenaqur me suksesin e arritur nga mundesit tan ne kete turne ,cili llogaritet nder turnet me te forte ne kalendarin e UWW-se.