
Gallë e boksit profesionist në Tetovë
Më 27 korrik në Tetovë duke filluar nga ora 18:00 do të zhvillohet evenimenti i treti me radhë i boksit profesionist GBA që e organizojnë Boks club Shkendija NO LIMIT ne bashkëpunim me NO LIMIT boxing të promotorit shqiptar, Bekim Hoxhaj që jeton dhe vepron në Gjermani dhe Halim Abazi Promotor the trajner tetovar.
Hoxha për portalin për sporte luftarake “ArenaRing’ tha se në program janë parashikuar të kenë pesë ndeshje profesionale si dhe 8 amatore ku kryefjala e mbrëmjes do të jetë përballja e boksierit të njohur shqiptar Senad Gashi. Poashtu kënaqësi do jetë paraqitja edhe e boksierit tetovar, Lulzim Ismaili i cili do të mundohet të fitoj ndeshjen e tij të tretë në boksin profesionist. Gjithashtu do të lajmërohen edhe tre Boksierë të tjerë brenda ditëve. Ky spektakël do të zhvillohet më Sheshin “Iliria” në Tetovë.