FXHM kremton ditën botërore të xhudos
October 26, 2018
0 comments
Share

FXHM kremton ditën botërore të xhudos

Federata e Xhudos së Maqedonisë, për të tetën herë radhazi do të jetë pjesë e kremtimit global të Ditës Botërore të Xhudos, e cila festohet tradicionalisht më 28 Tetor, ditëlindjen e themeluesit të xhudos, Jigoro Kano.

Me këtë rast, FXHM të Dielën me datë 28 Tetor, në sallën sportive Dielli Maqedonas (Makedonsko Sonce) pranë shkollës fillore “11 Tetori” në komunën Qendër – Shkup, me fillim në ora 12:00, do të organizojë një stërvitje të përbashkët me gjitha klubet e xhudos nga Maqedonia. Së bashku do ti paraqesin aftësitë e tyre xhudistët e gjitha klubeve tona. Ideja për këtë stërvitje të përbashkët të klubeve dzhudiste është në përputhje me temën e këtij viti për Ditën Botërore të Xhudos, “Miqësi” fushatë përmes të cilës promovohen vlerat që sjell xhudo.

Tema “Miqësia” është pasuese e temave “Kurajë”, “Judo për Botën”, “Unitet”, “Nder”, “Përkushtimi”, “Judo për të gjithë” dhe “Respekti”, të cilat gjatë shatët viteve të fundit u shënuan nga sportistët, trajnerët dhe gjyqtarët, si dhe nga të gjithë ata kanë pasion një nga artet marciale më të praktikuara në Botë. Aktualisht vlerësohet se mbi 40 milionë njerëz në Botë praktikojnë xhudo çdo ditë, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Xhudos përbëhet nga më shumë se 200 federata kombëtare dhe pesë aleance kontinentale. Edhe pse xhudo është sport luftarak, xhudistët gjatë kohës së ndeshjeve, ushtrimeve apo garave, si dhe në çdo 28 Tetor, brenda tatamëve dhe  jashtë tyre, tregojnë se “xhudo është më tepër se sa sport” duke i afruar njëri me tjetrin dhe duke ngritur unitetin dhe miqësinë mes njëri tjetrit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *