Fury zbulon ekipin: Po vijmë për të pushtuar Los Anxhelosin
Boksieri britanik Tyson Fury ka postuar sot një foto nga stërvitja e tij, ku tregon të gjithë stafin me të cilin është duke u përgatitur për duelin e 1 dhjetorit ndaj amerikanit Deontay Wilder. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë duket në formë të mirë para duelit për titullin kampion, ku do të synojë të rikthehet sërish në majë. Në foto, ai shkruan: “Fury Ekspres po vjen së shpejti. Ndalesa e radhës Los Anxhelos, për të marrë titullin kampion bote të kategorisë WBC”.
30-vjeçari britanik ka qëndruar gjatë gjithë kësaj periudhe në Kaliforni, pranë Los Anxhelosit, ku dhe do të zhvillohet dueli i 1 dhjetorit. Trajneri i tij, Jay Deas, në një intervistë, tha: “Pjesa më e vështirë e përgatitjeve të Tyson Fury është se edhe vetë ai nuk e di saktësisht se çfarë do të bëjë në ring. Ai mund të duelojë me të majtën, të gjuajë ballazi, pisët apo pastër ndaj po përgatitemi për të dueluar në të gjitha mënyrat”.
Më tej, trajneri i Fury shtoi: “Fury është si një lojë me kub, por nëse kubi zgjidhet, Fury është një boksier i zhdërvjellët dhe i paparashikueshëm, që lëviz, bokson dhe duelon në distancë. Është një boksier i kompletuar dhe mbi të gjitha është i fortë psikologjikisht”, tha Jay Deas.