Fury: Wilder ka përfituar më shumë se duhet, është koha të japë llogari
November 27, 2018
0 comments
Share

Fury: Wilder ka përfituar më shumë se duhet, është koha të japë llogari

Tyson Fury beson shumë se dyluftimi me zemër në përballjen e titullit kampion ndaj Deontay Wilder, kampionit të botës në kategorinë WBC të peshës së rëndë, do t’i japë atij fitoren në sfidën e 1 dhjetorit, në “Staples Center” të Los Anxhelosit. “Wilder bëri gabimin më të madh të jetës së tij kur pranoi sfidën me mua, kur pranoi të përfshihej në kurthin që i ngrita  për të folur për sfidën ndaj meje në media”, tha Fury.

“Wilder nuk e ka kuptuar ende se isha unë ai që e zgjodha për rival, për të dueluar me të. Ai do të kalojë në gjendje shoku kur të më ketë përballë në ring. Do të kuptojë që unë e kam mundur pa e filluar sfidën”, u shpreh më tej boksieri britanik Tyson Fury, i pamposhtur në karrierën e tij, 27 fitore e asnjë humbje.

Më tej, Fury tha: “Isha unë ai që i thashë menaxherit tim se kjo është sfida e përshtatshme për mua, të dueloj ndaj Wilder. I thashë amerikanit që do të përballet me një trashaluq anglez që vjen vetëm për parà dhe ai pranoi. Por Wilder, ka përfituar më shumë se sa duhet, ndaj ka ardhur koha të japë llogari. Kam 8 javë që stërvitem fort , larg familjes dhe larg seksit. I kam bërë gjërat ndryshe nga rivali im. Kam jetuar në një vrimë ndërkohë që ai flinte në shtratin e ngrohtë dhe hante darkë ëndrrash. Kam bërë babain duke qëndruar para zjarrit dhe duke u stërvitur. Ndaj unë jam gati”, u shpreh Fury.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *