Fury thumbon kolegët: Bëhuni burra dhe dueloni, ju mund të dyve brenda një nate
May 21, 2019
0 comments
Share

Fury thumbon kolegët: Bëhuni burra dhe dueloni, ju mund të dyve brenda një nate

Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se Anthony Joshua nuk duhet të fshihet më pas titujve kampion (IBF, WBA dhe WBO), por duhet të ndërmarrë hapin e madh dhe të përballet me Deontay Wilder (mban titullin e kategorisë WBC). Një përballje që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Si një fans i boksit, dua që ata të përballen. Ndjej sikur stafi i Joshua nuk do ta organizojë këtë duel, ndërsa ai i Wilder po. Për mua nuk ka rëndësi se kush fiton. Ata të dy, sikur të duelojnë brenda një nate me mua, nuk fitojnë dot. Ndaj, le të tregojnë se janë luftëtarë dhe të duelojnë mes tyre”, tha Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierë.

Unë thjesht dua që ata të dy të duelojnë. Ndoshta palët kanë frikë nga humbja, pasi të dy janë të pamposhtur dhe titujt do të jenë vetëm të njërit. Wilder dueloi me mua, gjyqtarët dhanë barazim, por ai e humbi sfidën. Joshua ende nuk e ka bërë këtë gjë. Wilder e vërtetoi me mua se ështe gati të duelojë me më të mirët, këtë gjë nuk e kam parë te Joshua”, u shpreh Fury.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *