Fury thotë se oferta që iu bë për t’u ndeshur me Mike Tyson ishte ‘tallje’
June 29, 2020
0 comments
Share

Fury thotë se oferta që iu bë për t’u ndeshur me Mike Tyson ishte ‘tallje’

Tyson Fury ka thënë se oferta që kishte marrë për t’u ndeshur me Mike Tyson në rikthimin e legjendës në ring, ishte një tallje apo shaka e madhe.

Ish-kampioni i padiskutueshëm botëror në kategorinë e peshave të rënda ka paralajmëruar zhvillimin e disa meçeve me karakter bamirës, ndërsa do të kthehet në ring 15 vjet pas pensionimit.

Tash 53 vjeçar, Iron Mike ka publikuar një sërë videosh dhe fotografish nga stërvitjet e tij, ndërsa si kundërshtarë potencialë janë përmendur emra të njohur të boksit, në mesin e tyre edhe Gypsy King, i cili kishte marrë një ofertë.

“Njerëzit e tij më kontaktuan, unë dhe Mike bëmë një bisedë telefonike, ishte gjithçka reale, por asnjëherë nuk u materializua”.

“Dikush që ia ofronte paratë Mike, u kthye dhe na ofroi kikirikë. Mike fliste për shifra 500 milionëshe, por ajo që erdhi në letër ishte shaka, ishte çmenduri”.

“Unë kisha një ofertë prej 10 milionë dollarësh nga ESPN që ta bëja meçin si miqësore, por mendoj se gjërat kanë ndryshuar tash”.

“Do të kisha dashur që ta ndaja ringun me të dhe të sillesha rrotull. Por, nëse ai do të fitonte, atëherë njerëzit do të thoshin se isha i dobët sepse më mposhti një 53 vjeçar, ndërsa po ta mposhtja unë atëherë do të kisha qenë i keq. Ishte një situatë e humbur për mua”, ka deklaruar kampioni i WBC-së për iFL TV.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *