Fury thotë se e ka pranuar ofertën të ndeshet me Tyson
May 28, 2020
0 comments
Share

Fury thotë se e ka pranuar ofertën të ndeshet me Tyson

Tyson Fury ka thënë se e ka pranuar një ofertë për t’u ndeshur me legjendën e boksit në një duel sensacional që do të shënojë rikthimin e 53-vjeçarit në ring.

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës do të hyjë në ring, 15 vite pas pensionimit, për t’i zhvilluar disa meçe të karakterit miqësor që do të kenë qëllim bamirës.

‘Iron Mike’ do ta zhvillojë edhe rimeçin e shumëpritur ndaj legjendës tjetër, Evander Holyfield, i cili tash është 57 vjeçar.

“Kam marrë një telefonatë, ku më është dhënë shansi të ndeshem me Mike Tyson. Thashë: ‘Çfarë?’”.

“Po, pata një telefonatë, në të cilën më është thënë: ‘Dëshiron të ndeshesh me Mike Tysonin në një duel miqësor?’ Unë thash: ‘Padyshim që po!’”, ka treguar Fury për BT Sport.

31-vjeçari ka thënë se Mike duhet ta zhvillojë meçin e tretë kundër Holyfieldit, me të cilin është ndeshur dy herë kur të dy boksierët ishin në formë të mirë.

“Nëse të dy janë të përgatitur për t’u përballur, janë në gjendje shëndetësore, atëherë le t’i ëmë të bëjnë çfarë duan të bëjnë. Është jeta e tyre, jo e imja”, ka theksuar britaniku.

Mike Tyson është idhulli i Tyson Furyt dhe dueli me të do të ishte një ëndërr e bërë realitet. Në ndërkohë, ata kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin, ndërsa pas rikthimit të boksierit britanik në majat e boksit, legjenda amerikane e ka quajtur më të mirin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *